Idetë e Merkelit për reforma në Evropë
Christoph Hasselbach und E. Xhani, Deutsche Welle, 26.10.2013
Quotes
Angela Merkel pas fitores në zgjedhjet parlamentare në Gjermani, do t'i japë një shtysë të re reformave në BE. Në kantierin evropian ka ende shumë punë.
Për rreth një vit rresht të gjitha planet e mëdha për reforma të BE-së u pezulluan; qeveria gjermane donte të shmangte para së gjithash çështjet veçanërisht të kontestuara. Tani që kancelarja gjermane Angela Merkel mund të paraqitet në Bruksel më e fuqishme nga rezultati i mirë në zgjedhjet parlamentare, duket se do të guxojë një rinisje të reformave. Në samitin e BE-së Merkel tha: "Kam bindjen se nëse duam të kemi një monedhë të përbashkt duhet të bashkëpunojmë në mënyrë më të koordinuar dhe më të ngushtë se deri tani në çështjet e aftësisë konkurruese dhe forcës inovative." […]
Dikush duhet të jetë në pozicionin e kritikuesit
Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert deklaroi se e gjitha kjo nuk është diçka e re. Në të vërtetë që prej shpërthimit të krizës, aktorë të ndryshëm në BE përpiqen të arrijnë më shumë disiplinë buxhetore tek shtetet anëtare, në veçanti qeveria gjermane. Për shkak të këtij qendrimi ajo është akuzuar për ndërhyrje e madje edhe për përpjekje për hegjemoni.
Janis Emmanouilidis nga instituti Qendra e Politikës Evropiane ( European Policy Centre) në Bruksel, në një intervistë me Deutsche Welle, thotë: "Në Berlin, por edhe në kryeqytete të tjera ekziston përshtypja se Komisioni nevojitet si një aktor mbi shtetet, që është në gjendje të kritikojë në rast nevoje qeveritë e vendeve të veçanta". Por ky rol nuk pranohet nga asnjë prej vendeve anëtare. […]
Për secilin diçka
Si shkojnë këto së bashku? Dhe si mund të pajtohen të gjitha këto grupe për kryerjen e reformave? Janis Emmanouilidis beson se Merkel kërkon një zgjidhje të përgjithshme me të cilën t'u ofrohet të gjithëve diçka. Shtetet e orientuara nga stabiliteti do të marrin më shumë konsolidim në eurozonë; shtetet e dobëta do të mbështeten financiarisht në reformat e tyre. Veç kësaj Merkeli do të tregojë mirëkuptim për bashkimin bankar. Këtu bëhet fjalë përsëri për një përgjegjësi të përbashkët të kufizuar, të cilën gjermanët dhe disa vende të tjera e kanë shumë të vështirë ta pranojnë. Emmanouilidis beson se edhe euroskeptikët do të merrnin atë që kërkojnë, pasi nuk do të ketë një ndryshim të gjerë të marrëveshjeve në Evropë: "(...) Fjala është për reforma të veçanta konkrete, të cilat do të jenë të gërshetuara në një paketë të përgjithshme." […]
Link to original text here
Latest media contributions
The future of enlargement and EU reform – the candidates' perspective
EU Democracy Reform Conversation, YouTube, 27.10.2025
October Summit: Can the European Council move from divisions to delivery?
Online Briefing, YouTube, 24.10.2025
EPC Update / Post-summit Briefing: Copenhagen and beyond: accelerating progress on defence and Ukraine?
Online Briefing, YouTube, 02.10.2025
State of the Union 2025: A crisis of confidence?
Online Briefing, YouTube, 10.09.2025
EPC Update / Post-summit Briefing: A tale of two summits: Will the EU27 agree on a major leap forward?
Online Briefing, YouTube, 27.06.2025
Nawrocki prezydentem. „Osłabienie Donalda Tuska w Brukseli”
Quotes, Deutsche Welle (Polish edition), 02.06.2025
A Test of Times – Permachange through enlargement and EU reform
EPC Policy Briefing, YouTube, 28.05.2025
EPC Update: A new leadership momentum in EUrope?
Online Briefing, YouTube, 23.05.2025
EPC Update: Coalitions of the willing – the way to save EUrope?
Online Briefing, YouTube, 30.04.2025
A Test of Times – Permachange through enlargement and EU reform
Online Briefing, YouTube, 29.04.2025